AKTUALITET/  Alarmues gjendja në parkun te Banja në Gjilan, qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Gjendja e hapësirave publike dhe e parqeve në Gjilan po vazhdon të ngrejë shqetësime të mëdha te qytetarët, të cilët po përballen çdo ditë me mungesë mirëmbajtjeje dhe pasiguri.

Së fundmi, një banor i zonës ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dokumentuar me fotografi gjendjen e rëndë dhe të lënë pas dore të parkut te Banja, një nga pikat që do duhej të shërbente për rekreacionin e familjeve gjilanase.

Postimi i plotë i qytetarit:

“Paramendone jemi ne vitin 2026, e parku qe duhej me u mirembajt nga komuna eshte lene ne harrese. Hedhen mbeturina gjithandej, ndriçimi nuk funksionon natën dhe aty rrinë persona që krijojnë pasiguri për fëmijët dhe qytetarët që e frekuentojnë çdo ditë. Parku duhet me qenë vend qetësie e sigurie për familjet, jo vend frike dhe neglizhence.”

 

Shpërndaj me të tjerët