HUMANE/ Fisnikëri shqiptare në Haxh, kuleta e humbur i kthehet pronares

Haxhikja nga Gjilani jep shembull fisnikërie në vendet e shenjta

Haxhikja nga Gjilani, Xh. Krasniqi, ka treguar ndershmëri dhe humanizëm të veçantë gjatë qëndrimit në vendet e shenjta të haxhit.

Ajo gjeti një kuletë me 865 euro dhe, pa hezitim, e dorëzoi te kujdestaria përkatëse.

Pas njoftimit, u paraqit pronarja e kuletës, e cila ishte haxhikja që e kishte humbur atë.

E prekur nga ky gjest fisnik dhe në shenjë falënderimi, ajo dhuroi 200 euro sadaka për katër persona në nevojë.

Ndërkohë, haxhinjtë janë nisur drejt Arafatit, një nga momentet më të rëndësishme të kryerjes së haxhit.

Lusim Allahun që t’ua pranojë haxhin, lutjet dhe veprat e mira të gjithë haxhilerëve.

Shpërndaj me të tjerët