Skuadra e Gjilanit ka arritur të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit kosovar, pas një fitoreje dramatike në xhiron e fundit të kampionatit.
Kuqebardhët triumfuan në shtëpi ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Prishtinës së Re, me rezultat të ngushtë 3:2, duke i ikur përfundimisht ndeshjes së rrezikshme të barazhit.
Ndeshja nuk nisi mirë për vendasit, pasi Gjilani u gjet në disavantazh që në minutën e 18-të të takimit.
Megjithatë, futbollistët arritën të përmbysin rezultatin për të nxjerrë tri pikët në këtë mbyllje kampionati, duke u pozicionuar në pozitën e 5-të me gjithsej 51 pikë.
Synohej Evropa, mbylet pa trofe
Ndonëse fitorja e sotme sjell një lehtësim të momentit për të evituar barazhin, ky sezon mbetet larg asaj që pritej.
Objektivi real i kësaj skuadre për këtë vit nuk ka qenë aspak mbijetesa, por pozicionimi në tri vendet e para të tabelës, pozita këto që sigurojnë biletën për në garat evropiane.
Ky dështim për të kapur zonën euroatlantike, si dhe mbyllja e vitit pa asnjë triumf apo trofe, ka zemëruar pa masë tifozët e kuqebardhëve.
Për një klub me pretendime të mëdha si Gjilani, përfundimi i kampionatit në vendin e pestë dhe me ethet e mbijetesës deri në xhiron e fundit, kërkon një analizë të thellë nga drejtuesit përpara edicionit të ardhshëm.

