SPORT / Drita, pëson përmbysje nga Malisheva në ndeshjen e fundit

Ka përfunduar me një dramë të vërtetë në fushë ndeshja e fundit e kampionatit mes Malishevës dhe Dritës.

Edhe përkundër që gjilanasit e kishin siguruar titullin kampion javë më parë, ballafaqimi i sotëm solli një përmbysje të papritur të rezultatit në pjesën e dytë.

Drita e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar totalisht në pjesën e parë. Skuadra kampione shkoi në pushim me një epërsi të komodshme prej 2:0, falë golave të shënuar nga Grezda dhe Arthur.

Përmbysja e madhe e Malishevës në pjesën e dytë

Megjithatë, “Intelektualët” nuk arritën ta menaxhonin këtë avantazh deri në fund të takimit.

Në pjesën e dytë, Malisheva, e cila sivjet është dëshmuar si një skuadër tejet e fortë dhe e rrezikshme, tregoi karakter të lartë dhe bëri përmbysjen e madhe, duke triumfuar në fund me rezultat të ngushtë 3:2.

Përkundër kësaj humbjeje festive, Drita e mbyll zyrtarisht këtë sezon maratonik në krye të tabelës si kampion i ri i Kosovës.

Në anën tjetër, me këtë fitore të madhe, Malisheva e rrethon një vit mjaft të suksesshëm duke u pozicionuar zyrtarisht në vendin e dytë me 59 pikë të grumbulluara.

 

Shpërndaj me të tjerët