Në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan u festuan me shumë gëzim dhe entuziazëm Festa e Abetares dhe 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Nxënësit, së bashku me mësueset e tyre, organizuan aktivitete të ndryshme argëtuese dhe edukative, duke shënuar me krenari përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre drejt dijes.
Përmes këngëve, recitimeve, lojërave dhe aktiviteteve kreative, fëmijët kaluan një ditë të mbushur me emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme.
Kjo festë ishte një mundësi e veçantë për të vlerësuar përkushtimin e nxënësve gjatë vitit shkollor dhe për të ndarë gëzimin e arritjeve të tyre të para në mësim.
Urime të gjithë nxënësve për sukseset e treguara dhe Gëzuar 1 Qershorin! U dëshirojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme dhe plot ëndrra që bëhen realitet.

