Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan iu bashkua aktivitetit “Së bashku për siguri dhe buzëqeshje”, i organizuar në sheshin pranë Teatrit të Qytetit.
Në një atmosferë festive dhe edukative, zyrtarët policorë prezantuan pajisje dhe mjete policore, zhvilluan aktivitete me fëmijët dhe shpërndanë materiale vetëdijësuese për sigurinë.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe ekipet e mjekësisë familjare dhe zjarrfikësit, të cilët prezantuan nga afër punën dhe shërbimet e tyre.
Policia e Kosovës u kujdes për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, duke falënderuar të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit për kontributin në promovimin e sigurisë, edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.
Përmes aktiviteteve të tilla, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan synon të forcojë bashkëpunimin dhe besimin me fëmijët dhe komunitetin, duke kontribuar në edukimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

