Ekipi i NPL “Tregu” Sh.A., i përbërë nga Koordinatori i Departamentit të Hapësirave Publike dhe Zyrtari për Logjistikë, ka realizuar një vizitë inspektuese në terren në fshatrat që janë nën mirëmbajtjen e ndërmarrjes.
Gjatë inspektimit janë vizituar fshatrat Perlepnicë, Malishevë, Llashticë, Zhegër, Haxhaj, Demiraj, Pidiq dhe Cërnicë, si dhe hapësirat përreth Liqenit të Perlepnicës dhe Liqenit të Livoqit.
Sipas njoftimit, nga vëzhgimet në terren është konstatuar se punëtorët e angazhuar kanë qenë në krye të detyrës, duke kryer obligimet e tyre me përkushtim dhe përgjegjësi.
Po ashtu, gjendja e përgjithshme e hapësirave publike është vlerësuar e mirë dhe e kënaqshme, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm për mirëmbajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të rregullt për qytetarët.
