Mirënjohje për studentin e infermierisë Rigon Uruqi
Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan ka falënderuar studentin e infermierisë, Rigon Uruqi, për dhurimin e një helmete motoristi, e cila do të shërbejë gjatë demonstrimeve dhe trajnimeve të ndihmës së parë.
Sipas tyre, ky kontribut do të ndihmojë në avancimin e aftësive praktike të vullnetarëve dhe pjesëmarrësve, duke e bërë procesin e mësimit më realist dhe më cilësor.
“Faleminderit për mbështetjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në edukimin dhe sigurinë e komunitetit tonë”, thuhet në mirënjohjen e Kryqit të Kuq.

