KONTRIBUT PËR KOMUNITETIN / Dhurohet helmetë motoristi për trajnimet e ndihmës së parë në Gjilan

Mirënjohje për studentin e infermierisë Rigon Uruqi

Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan ka falënderuar studentin e infermierisë, Rigon Uruqi, për dhurimin e një helmete motoristi, e cila do të shërbejë gjatë demonstrimeve dhe trajnimeve të ndihmës së parë.

Sipas tyre, ky kontribut do të ndihmojë në avancimin e aftësive praktike të vullnetarëve dhe pjesëmarrësve, duke e bërë procesin e mësimit më realist dhe më cilësor.

“Faleminderit për mbështetjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në edukimin dhe sigurinë e komunitetit tonë”, thuhet në mirënjohjen e Kryqit të Kuq.

Shpërndaj me të tjerët