SHEMBULL / Edhe pse e diel dhe ditë pushimi, punëtorët e NTP “Tregu” punojnë pa ndalur në rrugët e Gjilanit

Për disa, dita e diel është kohë për pushim e relaks me familje, por jo edhe për ata që përkujdesen çdo ditë për pastërtinë dhe pamjen e qytetit tonë.

Njëri ndër punëtorët më të dalluar dhe më të pandalshëm të kompanisë NTP “Tregu”, Avdil Ibishi, ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij, ku shihet në terren së bashku me kolegun e tij, Njazi Kqikun.

Edhe pse sot është ditë vikendi, dyshja ka qenë aktive që në orët e hershme, duke punuar me përkushtim të plotë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të Gjilanit.

Ky aksion dhe vullnet i tyre tregon më së miri përkushtimin që këta punëtorë kanë për ta mbajtur qytetin në gjendje sa më të rregullt, pa marrë parasysh oraret apo ditët e javës.

 

 

Shpërndaj me të tjerët