RRETHIMI I EMOCIONEVE / Nga uniforma e UÇK-së në atë të FSK-së: Oficeri i lartë kujton hyrjen triumfuese në Gjilan më 15 qershor

Sot mbushen plot 27 vjet nga dita më e rëndësishme historike për qytetin e Gjilanit – 15 Qershori, Dita e Çlirimit.

Në këtë përvjetor jubilar, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe aktualisht oficer i lartë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Driton Rexhepi, ka ndarë një mesazh plot emocione dhe krenari, duke e cilësuar këtë datë si një nga ditët më të paharrueshme të jetës së tij.

Përmes një reflektimi, Rexhepi ka kujtuar momentin historik kur trupat çlirimtare hynë në qytet dhe përballjen me emocionet e popullatës që po fitonte lirinë e shumëpritur.

“15 Qershori mbetet një nga ditët më të paharrueshme të jetës sime. E kujtoj si sot momentin kur hymë në Gjilan si triumfues. Në sytë e qytetarëve shihej gëzimi, shpresa dhe besimi se kishte ardhur kthesa historike që e kishim pritur gjatë. Ai moment ishte fillimi i një epoke të re për popullin tonë”, ka kujtuar Rexhepi.

Në fund të mesazhit të tij, oficeri i lartë i FSK-së ka vënë theksin te rëndësia e respektimit të të gjithë dëshmorëve që ranë për këtë ditë.

“Sot, me nderim dhe krenari, kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën për liri. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka përfunduar Driton Rexhepi.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët