KULTURË/ Alban Hyseni: “Gjilani Fest 2026” e ktheu qytetin në skenë të traditës dhe krenarisë kombëtare

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka përshëndetur përmbylljen me sukses të festivalit treditor “Gjilani Fest 2026”, duke vlerësuar rëndësinë e tij në promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare.

“Për tri net me radhë, Gjilani Fest solli në qytetin tonë këngë, valle, traditë dhe një atmosferë të mrekullueshme festive në sheshin ‘Agim Ramadani’”, ka shkruar Hyseni.

Sipas tij, me një program të larmishëm artistik dhe me pjesëmarrjen e ansambleve nga trojet shqiptare dhe diaspora, festivali mblodhi shumë qytetarë, mysafirë dhe artdashës, duke e kthyer Gjilanin në një skenë të kulturës, trashëgimisë dhe krenarisë kombëtare.

Kryetari i Gjilanit theksoi se aktivitete të tilla jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të qytetit, por edhe forcojnë lidhjen me traditën, identitetin dhe vlerat që i bashkojnë shqiptarët.

“Gjilani Fest 2026” u përmbyll me sukses, duke lënë pas tri net të mbushura me art, folklor dhe atmosferë festive në zemër të qytetit.

Shpërndaj me të tjerët