INVESTIME / Vizitohen punimet në Banimin e Përballueshëm Social në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në projektin e Banimit të Përballueshëm Social, duke e cilësuar atë si një prej iniciativave më kapitale dhe më të rëndësishme për qytetin dhe për familjet që kanë nevojë jetike për strehim të sigurt e dinjitoz.

Ky projekt gjigant, i cili po jetësohet në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, po merr formë dita-ditës në terren dhe synon të krijojë kushte e mundësi shumë më të mira jetese për një numër të madh të qytetarëve të Gjilanit që përballen me vështirësi banimi.

“Sot vizituam nga afër punimet në projektin e Banimit të Përballueshëm Social, një ndër projektet më të rëndësishme për qytetin tonë dhe për familjet që kanë nevojë për strehim të sigurt e dinjitoz. Ky projekt, që po realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, po merr formë dita-ditës dhe do të krijojë mundësi më të mira jetese për shumë qytetarë të Gjilanit”, ka thënë kryetari Alban Hyseni pas vizitës në vendpunishte.

 

 

Shpërndaj me të tjerët