NDRYSHIME NË KIKË/ Trajneri i portierëve Etrit Gagica ndahet me klubin nga Hogoshti
Trajneri gjilanas i portierëve, Etrit Gagica, nuk do të jetë më pjesë e KF Kika nga Hogoshti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gagica përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund bashkëpunimit dyvjeçar me klubin.
Në mesazhin e tij, ai ka falënderuar drejtuesit e klubit, trajnerët, futbollistët dhe të gjithë ata me të cilët bashkëpunoi gjatë kësaj periudhe.
“Nga sot nuk jam më pjesë e Klubit Futbollistik Kika. Për këto dy vite që kaluam së bashku, dua t’ju falënderoj secilin që ishte pranë klubit dhe për respektin që patët ndaj meje. Do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën”, ka shkruar Gagica.
Një falënderim të veçantë ai ia ka adresuar presidentit Naim Biqku dhe drejtorit Seidi Latifaj, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj futbollit dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Po ashtu, Gagica ka shprehur mirënjohje për trajnerët Sallah Sherifi e Burim Shala, si dhe kolegët Skender Hoxha, Mergim Kastrati dhe Enes Muji (Boxha).
Ai nuk ka lënë pa falënderuar edhe portierët Dorart Kastrati, Emre Ramadani dhe Enes Maliqi, si dhe gjithë futbollistët e klubit për bashkëpunimin dhe respektin e treguar.
Në fund të mesazhit, Gagica ka theksuar se KF Kika do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij, duke i uruar klubit suksese në të ardhmen.
NDRYSHIME NË KIKË/ Trajneri i portierëve Etrit Gagica ndahet me klubin nga Hogoshti

