REKOMANDIMI I VERËS / Pse “La Luna” në Ksamil po mbetet zgjedhja e parë për kosovarët dhe mërgimtarët

“Dëshironi t’u jepni pushimeve kuptim? Jo veç selfie! Jepi vlerë kohës tënde. Pak ditë. Shumë përjetime. Mos u lodh duke pushuar — pusho me stil!”.

Janë këto thëniet udhëheqëse të biznesit të njohur “La Luna” në Ksamil, me pronar Selver Xhelilin, i cili edhe këtë vit po mbetet pika më referente dhe më e kërkuar prej turistëve kosovarë dhe kryesisht atyre nga mërgata.

Edhe pse jemi vetëm në fillim të sezonit veror, interesimi dhe fluksi i turistëve për të siguruar një vend në këtë kompleks është jashtëzakonisht i madh, duke dëshmuar se oferta e tyre mbetet e pakonkurrueshme në treg.

Përvoja e gjatë e pronarit në këtë fushë ka bërë që ky emër të jetë sinonim i besueshmërisë dhe cilësisë së lartë në akomodim e shërbime.

Për këtë sezon veror, “La Luna” ofron hotelin modern me kapacitet të mjaftueshëm dhe të ndërtuar me standarde të larta europiane, duke garantuar komoditet maksimal për të gjithë pushuesit.

Përveç suksesit në hoteleri, ky biznes ka edhe një impakt të rëndësishëm social, pasi ka të punësuar një numër të madh punëtorësh, ku pjesa më e madhe e tyre vijnë pikërisht nga qyteti i Gjilanit.

Rrugëtimi afarist i “La Luna” është zgjeruar edhe më tej këtë vit. Tashmë është hapur pika e parë “Market La Luna” në Ksamil, duke ofruar një shërbim plotësues për klientët.

Pronari dhe stafi shprehen se ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në veprimtarinë e tyre, të cilin dëshirojnë ta ndajnë me të gjithë pushuesit, duke premtuar përkushtim, shërbim cilësor dhe respekt maksimal për çdo klient që zgjedh ambientet e tyre.

 

Shpërndaj me të tjerët