OPINION/ Cakolli: Votuesit injoruan numrat në listë, pesha politike dhe mobilizimi personal vendosën top-listat

Rezultatet e plota të zgjedhjeve të 7 qershorit tregojnë shumë edhe për peshën politike të kandidatëve brenda subjekteve të tyre.

Pra, jo vetëm si numër absolut votash, por edhe për atë se sa votues të subjektit përkatës kanë zgjedhur ta votojnë kandidatin apo kandidaten në listë.

Sa i përket bartësve të listave, në raport me votat e përgjithshme të partisë, Albin Kurti del kandidati me përqindjen më të lartë të votave preferenciale, i pasuar nga Ardian Gjini, Bedri Hamza dhe Vjosa Osmani.

Kurse, sa i përket top 5 kandidatëve më të votuar brenda secilës parti, vërehet një situatë interesante, ku renditja më lart në listë nuk është përkthyer domosdoshmërisht dhe strikt edhe në renditje më të lartë sipas votave preferenciale të qytetarëve.

Në disa raste, kandidatët e vendosur më poshtë në listë kanë dalë më lart me vota, çka tregon se pesha politike, performanca publike, njohja nga qytetarët dhe mobilizimi personal po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, krahasuar me pozicionin formal në listë.

Eugen Cakolli është hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), i angazhuar në monitorimin e proceseve zgjedhore dhe reformave politike në vend.

 

Shpërndaj me të tjerët