LOKALE/ Murseli: Lajm i keq për Gjilanin, po përgatitet plani për deponi të re të mbeturinave në Velekincë

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Gentrit Murseli, ka reaguar ashpër lidhur me planet për menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë, duke e cilësuar si një lajm shumë të keq për qytetarët.

​Përmes një reagimi të shkurtër, Murseli ka bërë të ditur se po përgatitet plani për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në fshatin Velekincë, ku parashihet të sjellën mbeturinat nga një numër i madh i komunave të tjera.

​”Lajm shumë i keq për qytetin e Gjilanit. Po përgatitet plani për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në Velekincë. Po dojnë me na sjellë në Gjilan mbeturinat e 12 komunave të Kosovës”, ka deklaruar Murseli.

Lidhur me këtë paralajmërim, asambleisti i LDK-së ka dhënë një mesazh të prerë se një iniciativë e tillë nuk do të lejohet të realizohet: “Kjo nuk tolerohet! Kjo nuk do të ndodhë!”

Shpërndaj me të tjerët