Shkolla e Futbollit SC Gjilani po vazhdon me hapa të sigurt konsolidimin dhe organizimin e kategorive të reja, duke ia besuar punën e brezit të ri një stafi të përkushtuar dhe me përgatitje profesionale.
Për gjeneratat më të reja, përkatësisht grupmoshat U7, U9 dhe U11, klubi ka caktuar trajnerët e njohur: Mr. Sc. Alban Nevzati, trajnerin e licencuar Leutrim Arifi, si dhe trajneren e licencuar Elsa Rrusta.
Përveç punës me më të vegjlit, trajneri Alban Nevzati do të ketë nën menaxhim edhe ekipën U15.
Nevzati ka dëshmuar prej kohësh cilësitë e tij si një punëtor i palodhur dhe njohës i shkëlqyer i lojës së futbollit, duke korrur rezultate pozitive pikërisht me këtë grupmoshë.
Detajet e stërvitjeve për muajin gusht:
Çdo të martë, të enjte dhe të shtunë në orën 09:00, fusha sportive “Andi”.
Zhvillimi i talentëve të rinj përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit profesional
Nga Shkolla e Futbollit SC Gjilani bëjnë thirrje se dyert janë të hapura për të gjithë fëmijët që dëshirojnë t’i bashkohen klubit dhe të bëhen pjesë e strukturave të tij, me moton për të ndërtuar sot futbollistët e së ardhmes.
