SPORT/ SC Gjilani zyrtarizon Blerim Bunjakun si asistent të parë

Sport Club Gjilani ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Blerim Bunjakut në pozitën e asistentit të parë në stafin teknik të kryetrajnerit Debatik Curri për edicionin e ri garues.

Bunjaku i bashkohet klubit pas një eksperience të pasur në futbollin kosovar, ku më parë ka qenë asistent i parë te KF Llapi, FC Malisheva dhe FC Prishtina.

Në SC Gjilan ai do të bashkëpunojë ngushtë me Debatik Currin, ndërsa pjesë e stafit teknik do të jenë edhe Orhan Abdi si përgatitës fizik dhe Afrim Ajdini në rolin e trajnerit të portierëve.

Sport Club Gjilani i ka uruar mirëseardhje Blerim Bunjakut, duke i dëshiruar suksese në realizimin e objektivave të klubit.

Shpërndaj me të tjerët