INFRASTRUKTURA/ Pas polemikave për bulevardin, Alban Hyseni publikon foto: “Vazhdojmë me punë, Bulevardi i Qytetit po bëhet

Pas debateve dhe polemikave të shumta në rrjetet sociale dhe media lidhur me projektin e Bulevardit të Qytetit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet sociale.

Ai ka shpërndarë disa fotografi nga punimet, të cilat i ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër:

“Vazhdojmë me punë. Bulevardi i Qytetit po bëhet.”

Projekti i bulevardit ka qenë javët e fundit në qendër të diskutimeve publike, me reagime të ndryshme nga qytetarë, opozita dhe ekspertë lidhur me mënyrën e realizimit të tij.

Shpërndaj me të tjerët