MJEDISI/ Mëngjes pune në Gjilan, nis pastrimi i përmendoreve dhe ujitja e drunjve dekorativë

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” kanë nisur angazhimet që në orët e para të mëngjesit, duke vazhduar kujdesin për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.

Sipas njoftimit të publikuar nga ndërmarrja, ekipet kanë zhvilluar aksione për pastrimin e përmendoreve dhe ujitjen e drunjve dekorativë, me synimin që ambienti urban të mbetet i pastër dhe i mirëmbajtur.

“Mëngjesi fillon me punë. Që në orët e para të mëngjesit, ekipet tona kanë nisur pastrimin e përmendoreve dhe ujitjen e drunjve dekorativë, me përkushtim për ta mbajtur qytetin të pastër. Puna vazhdon çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”.

Shpërndaj me të tjerët