Poliklinika Unicamed në Gjilan vazhdon të zgjerojë ekipin e saj me specialistë të dëshmuar, duke sjellë shërbime gjithnjë e më cilësore për pacientët.
Njëri ndër kirurgët më të vlerësuar në rajon dhe më gjerë, Dr. Kushtrim Qerimi, i cili pas një karriere të suksesshme në Gjermani vendosi të kthehet në vendlindje për të kontribuar me përvojën e tij, tashmë ka nisur të ofrojë shërbime edhe në Poliklinikën Unicamed në Gjilan.
I specializuar në kirurgjinë viscerale dhe kirurgjinë e qafës, Dr. Qerimi sjell ekspertizë në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal modern të patologjive të abdomenit dhe qafës.
Në Unicamed ai ofron:
Kirurgji të sistemit tretës (viscerale);
Kirurgji të tiroides dhe gjëndrave të qafës;
Trajtimin e hernieve abdominale;
Diagnostikim dhe konsultime specialistike;
Kujdes para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Me një ekip të përbërë nga specialistë të njohur nga e gjithë Kosova, Unicamed po konsolidohet si një nga qendrat shëndetësore private që po rritet me hapa të shpejtë, duke ofruar shërbime profesionale dhe kujdes të personalizuar për pacientët.
