ZYRTARE/Dy festa në një ditë për Muhamerin, feston 65-vjetorin dhe pensionohet pas 27 vitesh shërbim në Policinë e Kosovës

Për Muhaner Abdullahun kjo është një ditë e veçantë, pasi ai feston 65-vjetorin e lindjes dhe njëkohësisht përmbyll karrierën e tij profesionale, duke u pensionuar pas 27 vitesh shërbim të ndershëm në Policinë e Kosovës.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai është dalluar për përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin, duke fituar respektin e kolegëve dhe të qytetarëve, duke u vlerësuar si një ndër zyrtarët policorë më të respektuar në Gjilan.

Përveç angazhimit në Policinë e Kosovës, Muhaneri ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të çmuar në sport, veçanërisht në futboll.

Ai prej vitesh është i angazhuar në zhvillimin e talenteve të rinj, ndërsa aktualisht është përzgjedhës i kategorive të reja për rajonin e Anamoravës.

Me pensionimin e tij përmbyllet një kapitull i rëndësishëm i shërbimit në uniformë, ndërsa vazhdon misionin e tij në sport, duke kontribuar në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj të futbollistëve.

Urime për 65-vjetorin e lindjes dhe pensionimin, me dëshirën për shëndet, mbarësi dhe suksese në këtë etapë të re të jetës.

Shpërndaj me të tjerët