ARSIM/Profesoresha gjilanase ndan përvojën nga universiteti në Gjermani

Profesoresha universitare nga Gjilani,  Lindita Nebihu Hyseni, e cila tashmë është e angazhuar si ligjëruese në Gjermani, ka ndarë disa momente nga puna e saj me studentët.

Ajo ka publikuar fotografi nga sesionet laboratorike të lëndës Programming Lab me studentët e programit Bachelor të gjeneratës October 2025 në SRH University – Campus Munich.

Në një postim në rrjetet sociale, Nebihu Hyseni ka theksuar se është gjithmonë kënaqësi të shohë studentët duke zbatuar në praktikë konceptet e programimit.

“Disa momente nga sesionet laboratorike të Programming Lab me studentët e programit Bachelor të gjeneratës October 2025 në SRH University – Campus Munich. Është gjithmonë kënaqësi të shohësh studentët duke zbatuar konceptet e programimit përmes ushtrimeve praktike dhe zgjidhjes bashkëpunuese të problemeve”, ka shkruar ajo.

Me angazhimin e saj në arsimin e lartë në Gjermani, Lindita Nebihu Hyseni po vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë dhe programimit.

Shpërndaj me të tjerët