BASKETBOLL/Gjilanasi në krye të Kosovës U16, Selimi publikon 12-shen për Evropianin në Armeni

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve është gati për paraqitjen në FIBA U16 EuroBasket 2026, Divizioni C, që do të zhvillohet në Armeni nga 4 deri më 12 korrik.

Përzgjedhësi i Kosovës U16, gjilanasi Gyltekin Selimi, ka bërë të ditur se pas një periudhe përgatitjesh intensive është përcaktuar lista përfundimtare prej 12 basketbollistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë evropiane.

Në këtë mision, Selimit i qëndron në krah edhe bashkëvendasi i tij nga Gjilani, Laurant Ibrahimi, i cili është pjesë e shtabit teknik në rolin e ndihmëstrajnerit.

Kosova bën pjesë në Grupin B, së bashku me Moldavinë, San Marinon dhe Shqipërinë. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 4 korrik ndaj Moldavisë.

Selimi ka theksuar se basketbollistët e rinj janë të gatshëm të japin maksimumin dhe ta përfaqësojnë me krenari Kosovën në Kampionatin Evropian.

Me dy trajnerë nga Gjilani në shtabin teknik, Përfaqësuesja e Kosovës U16 synon paraqitje sa më të suksesshme në Evropianin që zhvillohet në Armeni.

Shpërndaj me të tjerët