Sport Club Gjilani ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e futbollistit Marijan Ćorić.
Klubi kuqe e bardhë ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja me lojtarin, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e SC Gjilanit.
Sipas klubit, Ćorić vjen për të rritur konkurrencën brenda skuadrës, duke sjellë cilësi, përvojë dhe mentalitet konkurrues në realizimin e objektivave për edicionin e ri.
“Klubi i uron Marijanit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardhë. Besojmë se, së bashku me bashkëlojtarët dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve tanë, do të ndërtojmë një sezon plot sfida, emocione dhe suksese”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
Me afrimin e Marijan Ćorić, drejtuesit e klubit vazhdojnë kompletimin e skuadrës, me synimin për të qenë sa më konkurrues në sezonin 2026/27.
