FC Drita ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Egzon Bejtullai, pas skadimit të kontratës së tij dyvjeçare e gjysmë.
Gjatë kësaj periudhe, Bejtullai ishte një nga shtyllat e skuadrës, duke zhvilluar 108 ndeshje me fanellën e Dritës në të gjitha garat dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e klubit.
Me Dritën, ai fitoi dy tituj kampioni dhe Superkupën e Kosovës, trofe që do të mbeten pjesë e historisë së përbashkët të klubit dhe futbollistit.
Në njoftimin e saj, FC Drita e ka falënderuar Bejtullain për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
“Faleminderit, Egzon”, është mesazhi me të cilin klubi bardhekaltër i dha lamtumirën mbrojtësit pas dy vjetësh e gjysmë bashkëpunim.
