KRONIKË/ Policia “godet” shkelësit e trafikut në Gjilan, mbi 1.400 gjoba për një javë

1462 gjoba brenda një jave në rajonin e Gjilanit, policia jep alarmin për sigurinë në trafik

Policia Rajonale e Gjilanit ka shqiptuar 1.462 gjoba në trafik gjatë periudhës 26 qershor – 2 korrik 2026, në kuadër të aktiviteteve të shtuara për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 32 aksidente trafiku, prej të cilave 13 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 19 të tjera kanë qenë me persona të lënduar.

Gjatë kontrolleve janë shqiptuar edhe 36 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë, 22 për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe 14 për automjete me modifikime të palejuara, përkatësisht me xhama të errësuar (folije të errëta).

Po ashtu, ndaj 17 ngasësve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Policia Rajonale e Gjilanit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë vozitjes, duke theksuar se mosrespektimi i ligjit mund të ketë pasoja të rënda dhe të kushtojë edhe me jetë.

Shpërndaj me të tjerët