ZYRTARE/ Mevlan Zeka rikthehet te SC Gjilani, firmos deri në vitin 2028

Sulmuesi Mevlan Zeka është zyrtarisht futbollist i Sport Club Gjilanit. Klubi kuqe e bardhë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Zekën, i cili rikthehet në ekip dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Me këtë marrëveshje, Gjilani rikthen në radhët e veta një futbollist të njohur për tifozët, i cili në të kaluarën ka lënë gjurmë me fanellën kuqe e bardhë.

Nga klubi vlerësojnë se përvoja, cilësia dhe instinkti i tij para portës do të jenë të rëndësishme në realizimin e objektivave për sezonet e ardhshme.

Zeka do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në fazën përgatitore, ndërsa nga SC Gjilani i kanë uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në rikthimin e tij në klub.

Shpërndaj me të tjerët