Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Arbër Potoku, i cili nga sot është pjesë e skuadrës kuqe e bardhë.
Potoku ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028, duke u bërë një nga përforcimet e rëndësishme të Gjilanit për sezonet e ardhshme.
Klubi vlerëson se mbrojtësi me përvojë sjell eksperiencë, karakter fitues dhe cilësi të dëshmuara në repartin defensiv, të cilat pritet të ndihmojnë ekipin në arritjen e objektivave.
SC Gjilani i ka uruar mirëseardhje Arbër Potokut dhe suksese me fanellën kuqe e bardhë, duke shprehur bindjen se ai do të japë kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit.
