Besnik Haziri nga Gjilani me ekipin e Kosovës në Olimpiadën Botërore të Matematikës

 

Besnik Haziri, nxënës i talentuar nga fshati Zhergë i Gjilanit, është një nga gjashtë përfaqësuesit e Kosovës në Olimpiadën e 66-të Matematike Ndërkombëtare (IMO 2025), që sivjet mbahet në Sunshine Coast, Queensland, Australi.

Sipas Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, ekipi kombëtar është nisur drejt Australisë, ku do të përfaqësojë shtetin tonë në garën më prestigjioze të matematikës për të rinj, e cila do të zhvillohet nga 10 deri më 20 korrik 2025.

Pjesë e ekipit përveç Besnikut janë edhe: Haris Shaqiri, Shpendi Deva, Ajan Hajrullahu, Lyron Celina dhe Parid Haxholli – të gjithë nxënës të dalluar në këtë fushë.

 

Ky është viti i 15-të radhazi që Kosova merr pjesë në këtë olimpiadë si anëtare me të drejta të plota.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka uruar ekipin për rrugëtimin e tyre të rëndësishëm dhe u ka dëshiruar sukses dhe përfaqësim dinjitoz në skenën ndërkombëtare. Për komunën e Gjilanit, përfshirja e një të riu si Besniku në këtë garë globale është krenari dhe motivim për gjeneratat e reja.

 

 

Shpërndaj me të tjerët