EKONOMI/ Gjilani zgjat orarin e muzikës për lokalet gastronomike deri më 20 gusht

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro-akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke zgjatur orarin e lejuar të muzikës gjatë sezonit veror.

Sipas vendimit, lokalet gastronomike mund të përdorin mjete elektro-akustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e lejuara të zhurmës deri në orën 23:00 gjatë ditëve të punës, ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën 24:00.

Vendimi do të jetë në fuqi deri më 20 gusht 2026.

Po ashtu, me këtë vendim pezullohet përkohësisht, deri më 20 gusht 2026, urdhëresa nr. 312/22 e datës 21 prill 2022 e kryetarit të komunës për mbrojtjen nga zhurma.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, me nënshkrimin e tij nga kryetari i Komunës së Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët