SPORT/ Arjol Bllaca transferohet te Gjilani, firmos deri në vitin 2029

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Arjol Bllaca, i cili nga sot është pjesë e skuadrës kuqe e bardhë.

Pas arritjes së marrëveshjes me FC Prishtinën për transferimin e kartonit të lojtarit, Bllaca ka nënshkruar kontratë me Gjilanin, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029.

Nga klubi bëjnë të ditur se Bllaca i bashkohet projektit të Gjilanit si një futbollist me potencial të madh dhe me ambicie për të kontribuar në realizimin e objektivave të skuadrës në sezonet e ardhshme.

Sport Club Gjilani ka falënderuar FC Prishtinën për bashkëpunimin korrekt gjatë realizimit të këtij transferimi, ndërsa i ka uruar Arjol Bllacës suksese me fanellën kuqe e bardhë.

Shpërndaj me të tjerët