Përkundër faktit se kohëve të fundit drejtimi i matematikës nuk po shihet si shumë joshës për studime dhe ka fare pak studentë që regjistrohen apo e mbarojnë atë, një i ri nga Gjilani po dëshmon të kundërtën.
Profesor i gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Granit Mustafa, sapo ka marrë titullin akademik Master i Matematikës, duke i hapur rrugë vetes drejt studimeve të doktoraturës.
Graniti njihet si një ish-nxënës shembullor, e sot një mësimdhënës me tipare të larta profesionale.
Këtë arritje të rëndësishme akademike ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në llogarinë zyrtare në Facebook:
“Sot, më datë 07.07.2026, zyrtarisht mbrojta me sukses dhe fitova titullin ‘MASTER I MATEMATIKËS’. Falënderoj në radhë të parë Zotin e Gjithësisë për këtë arritje! Falënderime dhe për mbështetjen e familjes, miqve dhe ndaj kontributit të profesorëve të nderuar! Me respekt, MSc. Prof. Granit Mustafa (UP ‘Hasan Prishtina’ – Mësimdhënie me Specializim në Matematikë)”, ka shkruar ai.
