Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A. ka njoftuar se tashmë është funksionalizuar Porta Hyrëse Nr. 2, e cila do të shërbejë ekskluzivisht vetëm për hyrjen e automjeteve.
Ky organizim i ri është bërë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit, zvogëlimit të kolonave dhe pritjeve të gjata në hyrje, si dhe për rritjen e sigurisë dhe rregullimit të trafikut brenda hapësirës së tregut.
Nga kjo ndërmarrje u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve dhe frekuentuesve të tregut që të respektojnë rreptësisht sinjalizimin dhe udhëzimet e stafit menaxhues, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë sa më efikase.
