INFRASTRUKTURË/ Nesër mbyllet për qarkullim rruga “Haki Myderizi” për shkak të asfaltimit

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të mërkurën, më 15 korrik 2026, do të vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës “Haki Myderizi”.

Për këtë arsye, segmenti nga rruga “NATO 99” deri te rruga “15 Qershori” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 07:00 deri në 20:00.

Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të punimeve do të ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të automjeteve emergjente, ndërsa përkohësisht do të bllokohen edhe rrugët lidhëse me rrugën “Haki Myderizi”.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe i falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.

Shpërndaj me të tjerët