Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu, ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i parë me anëtarët e Këshillit të Pacientëve.
Sipas saj, në takim morën pjesë edhe drejtori i QKMF-së dhe zyrtari për Shëndet Publik nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me ç’rast anëtarëve të Këshillit iu është uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Kadriu ka vlerësuar rëndësinë e rolit të Këshillit të Pacientëve në përfaqësimin e interesave të pacientëve dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.
Ajo theksoi se Këshilli i Pacientëve është një mekanizëm i rëndësishëm për fuqizimin e zërit të qytetarëve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet pacientëve dhe institucioneve shëndetësore.
“Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbetet e përkushtuar që, përmes bashkëpunimit dhe dialogut të hapur, të avancojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Gjilanit”, ka deklaruar Kadriu.
