Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me mbikëqyrësin e Degës në Novobërdë, Gazmend Ajvazi, kanë zhvilluar një vizitë në Stacionin Policor në Novobërdë.
Ata u pritën nga drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, shefi i Zyrës për Planifikim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, kapiten Rashit Rashiti, si dhe komandanti i Stacionit Policor në Novobërdë, Ramadan Bunjaku.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe koordinimit në çështjet me interes të përbashkët.
Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmërinë për ta thelluar atë edhe më tej, në funksion të ofrimit të një sistemi sa më efikas të drejtësisë dhe sigurisë për qytetarët.
