E DHIMBSHME/Ndahet nga jeta Petrit Kallaba nga Rogana e Kamenicës

Ndahet nga jeta Petrit Kallaba nga Rogana e Kamenicës

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Petrit Kallaba nga fshati Roganë i Kamenicës.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
“Në orën 14:38 ndërroi jetë i dashuri ynë, Petrit Xhevdet Kallaba. Për ecurinë e varrimit pason njoftimi më vonë.

Ngushëllime për të gjithë! Shpirti i tij u prehtë në parajsë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Petriti do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, respektin dhe shoqërinë e sinqertë që ua dhuroi të gjithëve.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Shpërndaj me të tjerët