MOTI/Fundjavë e nxehtë, të dielën priten reshje lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fundjava do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa të dielën në disa zona priten edhe reshje të izoluara shiu.

E shtunë (18 korrik 2026)

Moti do të jetë me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31 deri në 35°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi.

E diel (19 korrik 2026)
Parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të jenë 13–17°C, ndërsa maksimalet 30–34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.

Shpërndaj me të tjerët