Pas lajmit të djeshëm se FC Drita ka ndarë rrugët me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani, sot është bërë e ditur se nga klubi është i larguar edhe ndihmëstrajneri Sadat Shahin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka përcjellë mesazhin e tij të lamtumirës:
“Sot po i ndaj rrugët me FC Dritën. Të jem pjesë e klubit të madh ka qenë gjithmonë një krenari dhe nder i jashtëzakonshëm për mua.
Titujt e kampionit, kupat e fituara dhe vlerat historike në garat evropiane do të mbeten kujtime të çmuara do t’i kujtoj me krenari gjatë gjithë jetës sime.
Në këtë rrugëtim, falënderoj nga zemra shtabin teknikë me të cilin punova krah për krah, kryesinë, futbollistët që dhanë gjithçka në fushë dhe të gjithë punonjësit e klubit.
Në futboll, ndarjet janë pjesë e udhëtimit. Unë uroj FC Dritës një të ardhme të plotë me sukses.”
