PËRKUJTIM I LUFTËS / Nderohet ish-luftëtari nga Gjilani, Uran Demiri

GJILAN, 3 gusht 2026 – Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjilani, Uran Demiri, është nderuar me mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Dukagjin, për kontributin e tij atdhetar.

​I emocionuar nga ky vlerësim, Demiri e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, ku ka shprehur falënderimet e tij dhe ua ka dedikuar këtë nderim prindërve:

​”Faleminderit OVL – UÇK Dukagjin për këtë mirënjohje. Është nder dhe krenari për mua. Këtë mirënjohje ia kushtoj babait dhe nënës, që më rritën me dashurinë për atdheun dhe më frymëzuan ta mbroj vendin tim. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe respekt për bashkëluftëtarët e UÇK-së!”, ka shkruar ai.

Shpërndaj me të tjerët