EKONOMI/Gjilani mirëpret Panairin “Gratë në Biznes” më 6 dhe 7 gusht

Më 6 dhe 7 gusht 2026, Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të organizojë Panairin “Gratë në Biznes”.

Ky aktivitet, i cili do të mbahet në Sheshin e Qytetit në Gjilan, ka për qëllim fuqizimin e grave sipërmarrëse, promovimin e produkteve vendore dhe krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve.

​Ngjarja do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për prezantimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë, zejeve tradicionale dhe punimeve artizanale.

Gjithashtu, panairi do të krijojë hapësirë për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe lidhje partneriteti mes sektorit privat, institucioneve dhe bashkatdhetarëve tanë nga mërgata.

​Meqenëse mbështetja e grave në biznes përbën një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik lokal, organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve që ta vizitojnë këtë panair për të mbështetur punën, kreativitetin dhe suksesin e grave sipërmarrëse.

Shpërndaj me të tjerët