EKOLOGJI/ Mbeturinat skaj rrugës në Stanishor irritojnë qytetarët që dalin për shëtitje e piknik

Mbeturinat e hedhura skaj rrugës së fshatit Stanishor po vazhdojnë të shkaktojnë pakënaqësi të mëdha te qytetarët e Gjilanit, të cilët çdo mëngjes dalin për shëtitje në malet e këtij fshati.

​Këto veprime të pahijshme po irritojnë qytetarët dhe po japin një imazh të keq, duke shëmtuar natyrën.

Së fundmi, apel u bëhet edhe familjeve që dalin për piknik në këto zona malore, të cilat duhet që në fund të qëndrimit të tyre t’i pastrojnë mbeturinat e veta.

​Këta qytetarë që hedhin mbeturina duhet ta kuptojnë se ky veprim është shumë i gabuar dhe se mbeturinat duhet të hidhen vetëm në vendet e caktuara për to.

Shpërndaj me të tjerët