OPINION/ 6 Gushti po vjen,  një moment për të reflektuar!

​6 Gushti po vjen,  një moment për të reflektuar!

​Sot, më shumë se kurrë, duhet ta kuptojmë se shteti nuk ndërtohet vetëm me ideale, por me institucione funksionale, përgjegjësi dhe respekt për demokracinë.

​Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës na kujton se institucionet janë themeli i Republikës sonë.

​Kosova po përballet me sfida, por po ashtu po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë institucionet e saj. Kritika dhe llogaridhënia janë pjesë e demokracisë, por edhe besimi dhe përgjegjësia janë pjesë e shtetndërtimit.

​Republika nuk ndërtohet vetëm në momente historike. Ajo ndërtohet çdo ditë, me punën e institucioneve dhe me përgjegjësinë e secilit prej nesh, në veçanti e atyre që janë zgjedhur me votën e popullit.

​Bëjeni këtë ditë festë.

​Burim Korça, drejtor i Institutit për Paqe dhe Siguri

Shpërndaj me të tjerët