​HISTORI & KULTURË/Në Binçë është ruajtur palca origjinale e kombit shqiptar

Në qytetin e Vitisë u mbajt një simpozium historik kushtuar trashëgimisë dhe qëndresës kombëtare, ku morën pjesë personalitete të jetës fetare, politike, ushtarake e shkencore.

Në këtë ngjarje, ish-zëdhënësi i luftës për Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së, Ismet Sylejmani, mbajti një fjalë rasti duke vlerësuar lart rolin e Binçës dhe trevës së Karadakut në mbrojtjen e identitetit shqiptar.

​Sylejmani theksoi se rajoni i Binçës, Stubllës, Letnicës dhe e gjithë Malësia e Karadakut përbëjnë një nga hapësirat më të rëndësishme historike e kulturore të popullit shqiptar.

Binça e lashtë ishte dhe mbetet fanar që ndriçon të ardhmen e ndritur dhe euroatlantike të kombit tonë. Aty rrënjët e identitetit shqiptar u ruajtën ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe përpjekjeve për asimilim,” deklaroi Sylejmani.

Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi lart kontributin e veçantë të Kishës Katolike Shqiptare dhe popullatës vendëse në ruajtjen e gjuhës, arsimit dhe traditës kombëtare edhe në periudhat më të vështira historike.

Ai po ashtu falënderoi familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së dhe figurat e pranishme për sakrificën e tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaj me të tjerët