​LOKALE/Mbahet dëgjimi buxhetor 2027–2029 në Livoç të Ulët

Sonte, në fshatin Livoq i Ulët, u zhvillua dëgjimi buxhetor me pjesëmarrjen e banorëve të këtij lokaliteti, si dhe të fshatrave Cërnicë, Gumnisht, Livoç i Epërm, Kravaricë e Vrapçiq, në kuadër të procesit të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2027–2029.

​Kjo mbledhje u udhëhoq nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi Kqiku.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu me funksion zyrtar: Kushtrim Ibrahimi- Drejtor i Shërbimeve Publike, Kushtrim Zeqiri –  Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, Avdyl Kastrati – Drejtor për Buxhet dhe Financa, ​Astrit Sherifi dhe Gentri Murseli, anëtarë të Kuvendit Komunal

​Në pjesën e parë të takimit u bë prezantimi i orientimeve dhe planifikimeve buxhetore nga ana e autoriteteve komunale.

Më tej, fjalën e morën qytetarët e pranishëm, të cilët parashtruan kërkesat, propozimet dhe prioritetet e tyre lidhur me investimet e nevojshme dhe zhvillimin e vendbanimeve përkatëse.

​Gjatë këtij dëgjimi u ritheksua se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë dhe kontributi i qytetarëve përbëjnë një parakusht thelbësor për hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje të plotë me nevojat reale të komunitetit.

Shpërndaj me të tjerët