BIZNES/Si po e çon kompania gjilanase “Hector Kuzhina” vulën “Made in Kosova” në Zvicër?

Sukses i ri i kompanisë gjilanase në Zvicër, “Hector Kuzhina” me projekt madhor për 15 njësi banimi në Wallis

​Kompania e njohur nga Gjilani, “Hector Kuzhina”, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në tregun zviceran, duke konfirmuar cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimeve vendore në arenën ndërkombëtare.

​Pronari i kompanisë, Ilir Korça, ka bërë të ditur arritjen e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi për furnizimin me kuzhina dhe mobilje për një objekt të madh banesor në zonën e Wallis-it në Zvicër.

Projekti përfshin komplet mobilimin e 15 njësive të reja të banimit, me produkte të realizuara tërësisht nga ekipi i kësaj kompanie.

​”Made in Kosovo, trusted in Switzerland” (E prodhuar në Kosovë, e besuar në Zvicër), është shprehur Korça lidhur me këtë sukses, duke potencuar se produktet e Kosovës po vazhdojnë të fitojnë besimin e plotë të klientëve në shtetin helvetik.

Kjo marrëveshje përbën një tjetër dëshmi të depërtimit të suksesshëm të biznesit gjilanas dhe prodhimit vendor në tregun evropian.

 

 

Shpërndaj me të tjerët