Turneu Tradicional në minifutboll “Dobërpani 2026” po arrin në pikën kulminante. Nesër, me fillim nga ora 21:00, spektakli final do të vërë përballë dy ekipet më të forta të këtij edicioni: Petritin dhe Fita Keramikën.
Kualifikimi i të dyja skuadrave erdhi pas dy ndeshjeve gjysmëfinale me rivalitet dhe rivalitet të lartë në fushë.
Petriti 4–1 Dostat
Në gjysmëfinalen e parë, Petriti shfaqi një lojë mjaft stabile dhe taktike, duke triumfuar pa problem ndaj ekipit Dostat me rezultat të thellë 4:1 për të siguruar vendin në finale.
Fita Keramika 5–3 Dobërpani Gjysmëfinalja e dytë solli edhe më shumë emocione e gola. Pas një përballjeje tejet të luftuar dhe me tempo të lartë, Fita Keramika arriti të mposhtë ekipin vendas të Dobërpanit me rezultat 5:3.
Përballja e së nesërmes në orën 21:00 pritet të mbledhë një numër të madh adhuruesish të futbollit, ku Petriti dhe Fita Keramika do të kërkojnë trofeun e edicionit të sivjetmë të Turneut Tradicional “Dobërpani 2026”.
