SOLIDARITET/ Zgjerohet vargu i bamirësve për renovimin e Xhamisë në Zarbicë

​Ka nisur me sukses akcioni për renovimin e Xhamisë së Bashkësisë Lokale Zarbicë, ku nga dita në ditë po shtohet numri i bamirësve që po i bashkohen kësaj vepre të hajrit.

​Përmes një njoftimi, Këshilli Organizativ ka bërë të ditur ecurinë e grumbullimit të mjeteve financiare dhe materialeve të nevojshme për realizimin e plotë të projektit.

​Gjatë javës së parë të aksionit janë grumbulluar gjithsejtë 2.400 euro, ndërsa gjatë javës së dytë mbështetja ka vazhduar me edhe 970 euro të tjera.

Deri më tani, totali i përgjithshëm i mjeteve financiare të grumbulluara arrin në 3.370 euro.

​Përveç mjeteve monetare, projektit i janë bashkuar edhe bamirës me kontribute direkte në materiale ndërtimore, duke dhuruar: ​8 dritare për nevojat e objektit të Xhamisë, të gjitha xhamat e nevojshëm për dritaret, të gjithë granitin dhe mermerin që kërkohet për realizimin e plotë të projektit.

​Organizatorët shprehin falënderimet më të sinqerta për të gjithë kontribuesit për bujarinë dhe gatishmërinë e tyre, ndërsa u bëjnë thirrje edhe bashkëatdhetarëve nga mërgata, banorëve të Malësisë dhe të gjithë dashamirëve që t’i bashkohen kësaj iniciative për ta çuar deri në fund renovimin e objektit fetar.

​Përgjegjës për mbledhjen e fondeve janë caktuar Zjadin Tahiri (për Luginë), si dhe Samir Jakupi e Elbasan Shabani (për Kosovë).

Shpërndaj me të tjerët